Arbëria nuk humb kohë, gjen pasuesin e Morinës

1181

KF Arbëria është bërë me trajner të ri.

Skuadra e Ligës së Parë, ka vendosur t’ia besojë udhëheqjen e bankinës legjendës së futbollit lipjanas, Jeton Gashi, transmeton Ulpianapress.

Gashi do të zëvendësojë në pankinën e kuqezinjëve, Arbnor Morinën që tashmë është larguar.

Klubi dobrajas pritet që shumë shpejtë t’a bëjë edhe prezantimin e trajnerit lipjanas i cili më parë ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura evropiane si futbollist.

Bashkë me Jeton Gashin në stafin teknik priten të jenë edhe Diamant Kadrolli si dhe Izjah Gashi ose Ylber Statovci, tjetër emra që njihen në futbollin dobarjas.

Jeton Gashi në karrierën e tij si trajner ka drejtuar edhe skuadra si Ulpiana dhe KF Lipjani.