Arago Jamal: Jam besimtar musliman, falem në xhami të premteve

453

Arago Jamal ka dy muaj që mbron ngjyrat e KF Gjilanit në Superligë.

Lokomotiva e mbrojtjes e skuadrës së Bylbyl Sokolit, vjen nga Gana dhe i është dashur pak, fare pak kohë për t’u përshtatur me jetën në Gjilan.

Janë dy gjëra me të cilat është përshtatur mirë – feja dhe ushqimi, transmeton Gazeta Sheshi.

Ja cka ka deklaruar ai per gazetën kur është pyetur se cka i pëlqen nga ushqimet në Gjilan:

“Hmmm… Nuk e di, ndoshta skanderbegu po më duket më i shijshmi”.

IMG_7486

Por, ajo që nuk ka mbetur pa u vënë re nga tifozët e qytetarët është që ai shkon në rregullisht në xhami.

“Unë jam besimtar musliman. Të premteve unë shkojë në xhami. Preferoj xhaminë e cila ndodhet afër stadiumit. Ndërkohë, gjatë ditëve të tjera unë preferoj të falem në shtëpi”, ka deklaruar ai per Gazetën Sheshi.

/Gazeta Sheshi/