Anulohet ndeshja në Ligën e Evropës, pesë lojtarë dalin pozitivë me COVID-19

103

Pandemia COVID-19 vazhdon të godasë me të madhe futbollin raporton Zeri.info.

Ndeshja mes Maccabi Haifa të Izraelit dhe klubit nga Bosnja Zheljezniqar, që duhej të luhej sonte në Haifa, në kualifikimet për Ligën e Evropës, u shtyrë për shkak të rasteve të koronavirusit në ekipin boshnjak.

Maccabi dhe Zeljeznicar deklaruan në njoftimet e tyre se ndeshja ishte shtyrë nga Ministria e Shëndetësisë së Izraelit.

“Pesë futbollistë në ekipin e Zheljezniqar janë infektuar dhe identifikuan gjatë testimit të djeshëm në kuadër të protokollit shëndetësor të UEFA-s. Kishte njerëz të infektuar në atë ekip para udhëtimit”, shkruhet në njoftim.

Klubi boshnjak deklaroi se futbollistët nuk kishin simptoma. Vendimi për një datë të re ose regjistrimin e ndeshjes me rezultatin zyrtar do të merret nga UEFA.

Me probleme të ngjashme janë përballur edhe klubet kosovare, Prishtina, Gjilani dhe Drita.