Anulohet miqësorja Gjilani – Prishtina, ja çfarë bën klubi bardh e kaltër

525

Dueli miqësor ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës është anuluar si pasojë e kohës jo të mirë që po mbizotëron këto ditë dhe të reshurave të shiut dhe si pasojë e fushës së mbushur me ujë.

Megjithatë, skuadra bardh e kaltër nuk do e lejoj të ikë kjo ditë, duke vendosur të shfrytëzojë stadiumin e Flamurtarit për seancën e rradhës stërvitore në përgatitjet e fundit para duelit të Superkupës ndaj Feronikelit që zhvillohet këtë fundjavë, njofton faqja zyrtare e klubit prishtinas.

/Gazeta Sheshi/