Anketa e QKSS-së: Jo Asociacionit

195

qkss barometri i siguriseQendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar të gjeturat e barometrit kosovar të sigurisë, me fokus të veçantë në “Perceptimet e publikut për politikën e jashtme dhe dialogun me Serbinë”. Sipas këtij barometri, 71.7 përqind e të anketuarve kanë qëndrim negativ sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë  dhe e shohin atë si shumë të dëmshëm për Kosovën.

90 për qind e të anketuarve Serbinë e listojnë si shtetin më armiqësor ndaj Kosovës. Kurse, aleati më i madh i Kosovës, sipas të anketuarve, është Shqipëria, derisa Malin e Zi dhe Maqedoninë i listojnë si vende neutrale ndaj Kosovës.