Angelovski jep dorëheqje nga Maqedonia e Veriut

281

Trajneri i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Kjo ka ardhur pas ndeshjes së të hënës kundër Holandës, ndeshje e fundit kjo në “EURO 2020” për këtë përfaqësuese.

“Unë dua të shpreh mirënjohjen time për stafin tim profesional dhe stafin mjekësor, për lojtarët e futbollit, të udhëhequr nga Goran Pandev, për ju gazetarët dhe së fundi për familjen time. Këto janë momente që unë do ti kujtoj për jetë. Kjo është konferenca e fundit e imja për shtyp”.

45 vjeçari këtë post e gëzon nga viti 2015. Ndërsa, ky vit ishte historik për të por edhe kombëtaren që drejtoi, pasi siguruan kualifikimin për herë të parë në Kampionatin Evropian, që aktualisht është duke u zhvilluar.