Ancelotti zbulon sekretin e Ronaldos

148

Ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti beson se talenti i shoqëruar me profesionalizëm është arsyeja përse Cristiano Ronaldo ka qenë një nga lojtarët më të mirë në botë për dekadën e kaluar.

Italiani dhe portugezi kanë punuar së bashku te Real Madridi për dy sezone, derisa së bashku kanë arritur ta fitojnë Ligën e Kampionëve në vitit 2014.

“Ronaldo është një lojtar fantastik. Ishte një kënaqësi të jem menaxher i Ronaldos. Për dy vite kemi pasur një marrëdhënie fantastike, jo vetëm si një lojtar, por si person”, ka deklaruar Ancelotti për “Goal.com”.

“Ai është një lojtar me të vërtetë, me të vërtetë serioze dhe profesionist. Ai është i fokusuar çdo ditë të vetme, në çdo ndeshje të vetme, dhe çdo stërvitje të vetme”, ka theksuar ai.

“Profesionalizmi e ndihmon Cristianon që të jetë në krye. Ai ka kaluar një kohë të gjatë në krye dhe arsyeja është sepse ai është me të vërtetë profesionist”, ka përfunduar italiani.