Ancelotti – Ribery, kjo nuk pritej

170

Carlo Ancelotti ka kërkuar nga Frank Ribery që të sillet si kapiten sepse nuk i pëlqejnë lojtarët që nuk kanë sjelljen një sjellje të mirë në fushë.

Trajneri italian, Ancelotti, qetësoi Riberyn, pasi mesfushori pati një sherr me lojtarët e Interit në fitoren prej 4:1 të Bayern Munichut në “International Champions Cup”.

“I thash nuk më pëlqejnë lojtarët që nuk kanë sjellje të mirë në fushë. Nëse ishte një provokim, nuk ka rëndësi. Ai ishte kapiteni. I tash që të ndalonte një gjë të tillë dhe pas kësaj gjithçka shkoi mirë”, u shpreh italiani, që disiplinën e ka në plan të parë në ekipin e tij.