A&N vazhdon me tre talentë, paralajmëron transferime ‘bombastike’

419

A&N, ka vazhduar bashkëpunimin me tre talentët të skuadrës së tyre, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmi është komunikuar nga vetë prizrenasit, duke theksuar se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me tre talentë Egzon Lekaj, Lekë Pozhegu dhe Art Maloku.

Postimi i plotë:

Sot sapo kemi vazhduar bashkpunimin me 3 super talentët e skuadrës tonë;

Egzon Lekaj
Lekë Pozhegu
Art Maloku

Me futbollistët kemi arritur marrëveshjen e bashkpunimit ku kanë premtuar angazhim maksimal drejt qëllimit tonë në superligë, shumë shpejtë do prezantohen edhe transferimet e reja ku do jenë bombastike

/Gazeta Sheshi/