Allegri bën të ditur të ardhmen

119

Juventusi i është ofruar edhe më shumë titullit të kampionit pas fitores 2:1 ndaj Fiorentinës. Teksa kanë mbetur tre xhiro deri në fund, Juve është 12 pikë larg përcjellësit Napoli, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Nëse nesër Napoli nuk fiton ndaj Romës, Juve shpallet matematikisht kampion.

Pas ndeshjes, i lumtur për titullin e pestë me radhë të Juves, Allegri ka dhënë një lajm tejet të mirë për tifozët, duke thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’.

“Javën tjetër do të nënshkruaj kontratën e re. Unë do të qëndroj te Juve. Javën tjetër nënshkruajmë kontratën dhe vazhdojmë projektin tonë. Duam që të krijojmë një skuadër të fuqishme për të ardhmen”, ka deklaruar Allegri.