Albin Kurti i mrekullueshëm, shikojeni se si e pret penalltinë

1545

Portieri nga Vushtrria, Albin Kurti, u bë i njohur në opinionin sportiv në Kosovë, pasi ka emrin dhe mbiemrin identik me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, shkruan Gazeta inFokus.

Kurti vushtrrias sezonin e kaluar ishte pjesë e Vushtrrisë, ku luante në Superligën e Kosovës, por tani ai ka ndërruar skuadër dhe aktualisht është portier i shkollës së futbollit Australia që bënë pjesë në Ligën e Tretë të Kosovës.

Australia gjatë ditës së diele ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën Shqiponjat, ku ka fituar me rezultat të thellë 5-1.

Në këtë takim për ekipin mitrovicas në portë ishte pikërisht Albin Kurti, i cili arriti ta priste një penallti në këtë sfidë kontrolluese para fillimit të stinorit pranveror.

KF Australia përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook ka publikuar momentin kur gardiani vushtrrias e ndalë penalltinë në këtë ballafaqim.

Australia pozicionohet në vendin e parë në Ligën e Tretë dhe është në rrugë të mirë për tu inkuadruar në Ligën e Dytë.