Alban Mavriqi prezantohet te Drita

532

Pas Petrit Osmanit, Drita ka transferuar edhe një tjetër futbollist. Fjala është për sulmuesin e krahut, Alban Mavriqi.

Futbollisti së fundmi ishte pjesë e Llapit, por nuk arriti akordin me klubin e Tahir Batatinës për vazhdimin e bashkëpunimit.

Drita paralajmëron edhe prurje tjera. Ky klub dje emëroi kryesinë e re, e cila ka paralajmëruar ndryshime rrënjësore.