Alaba refuzon Barcelonën

127

David Alaba ka rinovuar kontratën aktuale me skuadrën gjermane Bayern Mynih, që do ta mbajë atë në Alianz Arena të paktën deri në vitin 2021. Me këtë rast mbrojtësi i krahut të majtë i jep fund spekulimeve për një kalim të mundshëm tek gjiganti katalunas Barcelona, transmeton Gazeta Sheshi.

Siç raporton e përditshmja gjermanse Bild, mbrojtësi austriak ishte vënë në kontakte me drejtuesit e skuadrës blaugranase, mirëpo gjithçka ka përfunduar me vënien e firmës së Alabas tek kontrata e rinovimit me gjigantin bavarez.

Manchester City ishte një tjetër skuadër e interesuar për ti siguruar shërbimet e Alabas, mirëpo as Guardiola nuk ka arritur atë ta bindë për të ndryshuar ambient sezonin e rradhës.

Përpos Alabas, kontratën e kanë rinovuar edhe Thomas Muller, Jerome Boateng dhe Javi Martinez.

/Gazeta Sheshi/