Akuza të mëdha, presidenti i Barcelonës nuk e do Messin në klub

289

Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili humbi zgjedhjet e fundit ndaj kreut aktual të Barcës, Josep Maria Bartomeu ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë drejtuesit klubit blaugrana, se disa prej tyre dëshirojnë të largojnë Lionel Messin nga skuadra.

Sipas Laportës në këshillin drejtues të Barcës është një dorë e zezë e cila nuk dëshiron që ylli argjentinas të qëndrojë në Camp Nou.

“Ekziston një strategji e qartë e disa drejtuesve për të larguar Messin nga Barcelona”, theksoi Joan Laporta.

Gjithsesi deri tani këto deklarata duken të pabaza sepse Lionel Messi aktualisht është shumë i lumtur te Barcelona dhe as që ka ndërmend të largohet nga ekipi.

Pavarësisht interesimit të Manchester Cityt dhe Chelseat, dëshira e pesë herë fituesit të ‘Topit të Artë’ është ta mbyllë karrierën te Barcelona.

Dëshira e Messit për Barcelonën është aq e madhe saqë Leo, i cili ka përfunduar përpara kohe pushimet për t’iu bashkuar skuadrës katalunase në stërvitje në përgatitjet që Barcelona po  bën në prag të sezonit të ri futbollistik 2016-2017.