Agani: Do te kete investime ne rregullimin e shtreterve te lumenjve

148

Në kohën kur një pjesë e dërmuese e vendit është përfshirë nga vërshimet nga reshjet e fundit, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Ferid Agani premtoi se gjatë këtij viti do të ketë investime nëpër shumicën e lumenjve të Kosovës për rregullimin e shtretërve dhe trajtimin e ujërave të zeza. Ai foli edhe për çështjen e degradimit të lumenjve nga operatorët ilegal.

Ministri Agani kërkoi që Projektligji për Obiliqin duhet të miratohet nga Kuvendi. Anëtari i Komisionit Adem Salihaj tha se është shqetësuese rasti i ujërave të zeza që derdhen në liqenin e Batllavës dhe ai ujë përdoret për pije nga shumë komuna.

Për çështjen e ujërave të zeza në liqenin e Batllavës, Agani tha se është çështje akute dhe nuk ka mjete të ndara për këtë çështje problemore. Por ai siguroi se uji është mbetet i sigurt për pije për nga cilësia./KosovaPress/