Abidal mbron Ronaldon

132

Ish mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal ka mbështetur yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Eric Abidal i ka dalë në mbrojtje yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, pas kritikave të tij ndaj bashkëlojtarëve të ekipit.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës ka arsyetuar veprimin e portugezit.

“Nganjëherë pas ndeshjeve një futbollist mund të thotë gjëra pa menduar”, deklaroi Abidal për “beIN Sports”.

Ai ka vetëm lëvdata për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

“Ai është një fitues dhe transmeton mentalitetin e tij tek futbollistët”, u shpreh Abidal. /lajmi.net/