AAK: Qeveria po tallet me të ardhmen e FSK-së

116

Departamenti i AAK–së për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë vlerëson se dështimi i krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, është si pasojë e paaftësisë dhe neglizhencës së qeverisë së vendit, e cila sipas AAK-së ka krijuar imazh të keq dhe përshtypje negative, duke u tallur me të ardhmen e Forcave të Armatosura dhe sigurinë nacionale të Kosovës.

Kjo situatë, sipas AAK-së, në mënyrë eksplicite ka ardhur si rezultat i vizionit të munguar nga LDK-ja, përkatësisht nga kualiteti i dobët i qeverisjes së koalicionit PDK – LDK.

Në një reagim të kësaj partie thuhet se AAK ka qenë dhe është kundër çdo lloj ndërhyrjeje që e anatemon substancën e të qenit ushtri tipike e Kosovës, moderne dhe në NATO. Ndërsa vonesat e pakuptimta politike e ligjore në këtë drejtim, sipas AAK-së, janë të paarsyeshme dhe krejtësisht të papranueshme.

Departameti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK –së, konsideron sekrijimi i Ushtrisë së Kosovës, duhet të mbetet prioritet strategjik.

“Ne si parti insistojmë, që kjo çështje të procedohet në Kuvend, sa më parë të jetë e mundur dhe Forcat e Armatosura të Kosovës, të mos mbeten peng e pazareve politike ndërmjet Qeverisë dhe Listës Serbe. Ne si Departamet për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK-së, kërkojmëqë FAK –u, përkatësisht Ushtria e Kosovës të konsiderohet prioritet strategjik për Kosovën dhe përpara çdo lloji nisme në Kuvend dhe menjëherë të veprohet në themelimin e FAK –ut”, thuhet në një komunikatë për media.

Departamenti i AAK–së për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, po ashtu i vlerëson negativisht, paqartësitëqeverisëse për themelimin e FAK-ut nga koalicioni PDK – LDK dhe Lista Serbe. Qeveria Mustafa sipas tyre nuk ka treguar minimumin epërgjegjësisë kushtetuese, aftësi politike e as kadrovike të menaxhimit dhe të ekspertizës së sigurisë, për t’iu ofruar qytetarëve krijimin e ushtrisë, klimën e mirëbesimit, aspektin e sigurisë dhe të mbrojtjes, në të gjitha nivelet e saj për perspektivën e euro-atlantike të Kosovës dhe qytetarëve të saj./KosovaPress/