A e fiton Juvja kampionatin me ekipin rezervë?

173

A mund ta fitojë Juventusi kampionatin me skuadrën e rezervave? Kjo është pyetja që ka shtruar portali i njohur “Sportmediaset’ gjatë ditës së sotme si sondazh.

Në fakt përgjigja e shumicës së njerëzve që kanë votuar, 66 për qind nga 1400 deri më tani ka qenë “po”. Bardhezinjtë kanë bërë një merkato fantastike duke afruar lojtarë mjaft cilësorë, duke rritur shumë kualitetin, dhe duke thelluar diferencat me kundërshtarit, raporton Albeu.

Ja formacioni i ekipit rezervë 4-3-3: Neto; Lichtsteiner, Benatia, Rugani, Evra; Hernanes, Lemina (Sturaro), Asamoah (Pereyra); Pjaca, Mandzukic, Zaza.