A e dini se cilën skuadër e udhëheq shpëtimtari i Prishtinës?

423

E mori drejtimin e Prishtinës në momentet më të vështira për skuadrën, atëherë kur askush nuk kishte guximin t’i thoshte po ofertës së kryesisë së klubit.

Dhe, përveç që arriti ta shpëtojë pa rënë nga Superliga, Prishtina fitoi edhe Kupën e Kosovës.

Fjala është për trajnerin, Fadil Berisha, i cili u largua nga skuadra e parë e Prishtinës pas vendimit të kryesisë, derisa në vend të tij erdhi Kushtrim Munishi, shkruan Gazeta Sheshi.

Tani, Berisha udhëheq kadetët (U-17) e Prishtinës dhe menaxhon me tri grupe të kësaj grupmoshe.

Me njërin grup bën gara në Superligën e Kadetëve në nivel të Kosovës, kursme e kipet “A” dhe “B” garon në kuadër të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës.