90 minuta larg titullit të kampionit

267

Prishtina ndodhet një pikë larg titullit të kampionit, ku po i mungon tash e tetë vjetë.

Deri në fund kanë mbetur edhe dy ndeshje, por 90-minutat e nesërm në Gjilan janë më të rëndësishmet në dekadën e fundit, përcjell Gazetasheshi.com.

Bardhekaltërve, si fitorja, po ashtu edhe barazimi i shpall kampion. Edhe humbja eventuale në rast të mos fitores së Dritës në Skenderaj, po ashtu e shpall skuadrën kampione.

“Por, futbollistët bardhekaltër kanë mendjen te fitorja, te shënimi i golit sa më shpejtë që është e mundur. Janë plotësisht të vetëdijshëm, secili nga futbollistët, secili nga ta, që nesër, më shumë se asnjëherë tjetër më parë, janë pranë shkrimit të emrave të tyre me ngjyra ari! Historia e klubit e futbollit të Prishtinës nesër mund të prarohet me titullin e kampionit, pas tetë vitesh mungesë.

Megjithatë, skuadra vendase e Gjilanit, ende është skuadra me rezultatin më pozitiv në këtë edicion ndaj Prishtinës, me katër pikë të grumbulluara, një fitore – e vetmja që ka fituar në Prishtinë, si dhe një barazim, po në Prishtinë.
Ndërsa, bardhekaltrit kanë fituar bindshëm në Gjilan, 3:0″, shkruan FC Prishtina.

Statistikat:

Skuadrat pas luftës janë ndeshur në 48 ndeshje zyrtare. Prishtina ka larg bilanc pozitiv, 29 fitore, 14 barazime dhe vetëm 5 humbje me goldallim +45, 77:32.

Edhe në Gjilan Prishtina ka dominimin total, nga 19 përballje ka fituar 8, ka barazuar 9 herë dhe ka humbur vetëm 2 ndeshje me goldallim +11, 20:9.

Kryeqyetasit gjithashtu i kanë uruar futbollistët që të kenë paraqitjen më të mirë të sezonit, për mbamendje, ashtu siç do të mbahet mend çdo rezultat pozitiv nga udhëtimi i nesërm.

/GazetaSheshi/