9 lojtarët më të urryer të kontinentit

125

Ata bëjnë pjesë në listën e lojtarëve më të paguar të kontinentit, por njëkohësisht janë edhe ndër më të urryerit e Europës.

Bëhet fjalë për disa nga futbollistët më të njohur të këtij sporti. Por, stili i tyre i lojës, sjellja në fushën e blertë dhe në jetën private, i kanë bërë njerëzit më të urryer në botën e butbollit. Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, lista e 9 emrave që nuk pëlqehen aspak nga publiku europian fillon me sulmuesin e Chelsea, Diego Costa që konsideroohet si një prej lojtarëve më provokues. Spanjolli pasohet nga Zlatan Ibrahimovic që për shumë njerëz është arrogant dhe egoist. Nëse arroganca dhe egoizmi mund te quhen vese, arrogant dhe egoist cilësohet edhe Cristiano Ronaldo. Në rangun e lojtarëve më të ashpër, radhën e parë e mban mesfushori holandez, De Jong.

“Simuluesi”? Barcelona e ka një të tillë, ai është mesfushori Sergi Busquets, i vendosur disa herë në qëndër të polemikave për faullat e rënda që ka improvizuar në dëm të tij. Në këtë kategori hyn edhe sulmuesi holandez i Bayernit të Mynihut, Arjen Robben. Mbrojtësi dhe kapiteni i Chelseat, John Terry hyn në kategorinë e lojtarëve që cilësohen si “kasapë” nga kundërshtarët për shkak të ndërhyrjeve të dhunshme. Kategorizimi më i çuditshëm i bëhet Mario Balotellit i cili bën pjesë në familjen e lojtarëve me sjellje të çuditshme ose më saktë, të paqëndrueshme. Lista e lojtarëve më të urryer të kontinentit mbyllet me mbrojtësin e Hamburgut, Emir Spahic, i cili bën dallimin në fushë me ndërhyrjet e tij aspak korrekte në dëm të kundërshtarëve.