89-shi përfiton shumë pas fitores ndaj Gjilanit

185

Trepça ’89 e ka fituar duelin tejet interesant ndaj Gjilanit 3:1 për të vazhduar serinë e suksesshme në stadiumin “Riza Lushta”.

Nigeriani Adeleke Akinola Akinyemi (39’, 50’) ka realizuar dy gola, kurse një tjetër e shënoi Mërgim Pevqeli (43’). Ndërkohë, për mysafirët shënoi Alban Rexhepi në minutën 60.

Me këtë fitore, 89-shi tashmë ka dalë në vendin e tretë ne renditje me 42 pikë, duke lënë prapa Llapin (40 pikë) dhe Gjilanin (39).