89-shi i treti, Sejdiu flet për mbijetesë

182

Pas fitores së shënuar ndaj Gjilanit me rezultat 3:1 trajneri i skuadrës së Trepçës ’89, Gani Sejdiu pohoi se tashmë mund të jenë më të qetë, pasi vetëm tani e kanë të sigurt mbijetesën

“Kemi pasur raste të shumta shënimi në këtë ndeshje. Na lëshoj koncentrimi në momente të caktuara dhe për këtë nuk isha i qetë pasi me këtë rezultat duhet të jesh më efikas për të dënuar sërish kundërshtarin”.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme dhe me këtë fitore tashmë saktë mund të them se e kemi siguruar mbijetesën. Kjo ishte një fitore e merituar. Feronikelin nuk mund ta zëmë dhe këtë mundemi vetëm ta ëndërrojmë. Për vendin e dytë ta shohim”, u shpreh Sejdiu për SuperSport Kosova.