’89-shi i jep një ‘shqelm’ Arbërisë drejt Ligës së Parë

4976
Pamje nga ndeshja ndërmjet Arbërisë dhe Trepçës '89 | FOTO: Shpend Ahmeti

Trepça ’89 e ka triumfuar derbin e mbijetesës përballë Arbërisë (0-1). Skuadra e Shpëtim Idrizit është mjaftuar nga një gol i vetëm i realizuar nga Adenis Shala në minutën e shtatë të pjesës së parë për të marrë një fitore me shumë vlera, për më tepër ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesë, shkruan Gazetasheshi.com.

Në fakt ndeshja në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës ishte shumë interesante dhe me shumë episode, por në fund pati vetëm një përfundim, me skuadrën e Arbërisë që tashmë më shumë ndodhet në Ligën e Parë se në Superligë.

Skuadra e Arbnor Morinës pati disa mundësi shënimi, ndërkohë që ajo e Cesar Santos nga penaltia në minutën e 76-të ishte më e mira, por ky ishte vetëm një tregues që ‘Stuhisë së Kuqe’ nuk i shkrepi asgjë në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Trepça ’89 ngritet në pozitën e pestë të renditjes tabelare me 35 pikë, ndërkohë Arbëria mbetet në pozitën e parafundit me 27 pikë.

Gazeta “Sheshi” ju transmeton në mënyrë kronologjike gjithë ndeshjen:

ARBËRIA – TREPÇA ’89 0-1

– Mbyllet ndeshja!

+6 minuta shtesë!

88′ Zëvendësim te Trepça ’89: Valon Dedia inkuadrohet në vend të Muharrem Jasharit.

87′ Zeki Ademi (T’89) tenton ta befasojë nga largësia ‘gardianin’ Donat Kaçiu, por pret ai me sukses.

85′ Muharrem Jashari (T’89) lanson një super goditje nga largësia, por traversa i’a mohon golin.

83′ Aldin Adzovic (Arb) ndëshkohet me karton të verdhë!

81′ Zëvendësime te Arbëria: Hysen Bytyqi dhe Aldin Adzovic inkuadrohen në vend të Gersild Likës dhe Agron Bruqit.

80′ Almir Kryeziu (Arb) gjuan nga jashtë zonës, por topi përfundon skaj shtyllës pingule.

79′ Rilind Nimani (T’89) gjuan nga afërsia, por topi shkon jashtë portës.

76′ Cesar Santos (Arb) dështon të realizojë nga penaltia duke e dërguar topin jashtë portës.

75′ Cesar Santos (Arb) ndalet brenda zonës nga Sadat Berisha dhe gjyqtari kryesor Genc Nuza akordon penalti për skuadrën vendase.

69′ Zëvendësim te Trepça ’89: Zeki Ademi inkuadrohet në vend të Darwish.

68′ Arbër Pira (Arb) ndëshkohet me karton të verdhë!

67′ Zëvendësim te Arbëria: Anes Hot inkuadrohet në vend të Dior Zabërgjës.

67′ Adenis Shala (T’89) realizon pasi e kalon edhe ‘gardianin’ Donat Kaçiu, por gjyqtari anësor Bujar Selimaj sinjalizon për pozitë jashtë loje dhe goli bëhet i pavlefshëm.

65′ Dior Zabërgja (Arb) guan me të parën nga largësia, por topi shkon pranë portës së Darko Tofiloskit.

56′ Adenis Shala (T’89) gjuan brenda zonës, por pret Donat Kaçiu. Muharrem Jashari gjuan sërish nga topi i kthyer, por Labinot Ibrahimi e largon topin nga vija e portës duke shpëtuar gol të sigurtë.

53′ Zëvendësim te Trepça ’89: Gustavo Carbonieri inkuadrohet në vend të Arbnor Mujës.

51′ Cesar Santos (Arb) gjuan me kokë, por pret me qetësi Darko Tofiloski.

51′ Sadat Berisha (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

49′ Gresild Lika (Arb) gjuan nga ndërprerja, por topi devijohet nga muri i gjallë dhe shkon mbi traversë.

46′ Skenë qesharake në Podujevë, teksa mbledhësi i topave i ndërpret aksionin skuadrës së Arbërisë. Gjyqtari kryesor Genc Nuza e ndalon lojën.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Muharrem Jashari (T’89) gjendet në pozitë ideale për të realizuar, por tentim parabolën e tij e pret Donat Kaçiu.

+7 minuta shtesë!

43′ Kreshnik Bahtiri (Arb) gjuan nga distanca, por pret Darko Tofiloski.

37′ Zëvendësim te Arbëria: Donat Kaçiu inkuadrohet në vend të Andi Thaqit.

35′ Inkuadrohet stafi mjekësor për t’i dhënë ndihmë ‘gardianit’ Andi Thaqi, i cili dërgohet me urgjencë në spital.

35′ Arbnor Muja (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

35′ Përplasje ndërmjet ‘gardianit’ të Arbërisë, Andi Thaqi dhe sulmuesit të Trepçës ’89, Arbnor Muja.

32′ Adenis Shala (T’89) gjuan mbi portë pas një kundërzbritje të shpejtë të skuadrës mitrovicase.

23′ Kreshnik Bahtiri (Arb) ndëshkohet me karton të verdhë!

19′ Albion Pllana (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

17′ Dior Zabërgja (Arb) gjuan mbi portë nga afërsia pasi që u shërbye nga krahu i majtë nga Çlirim Avdulli.

11′ Gresild Lika (Arb) ndalet brenda zonës nga Adenis Shala, por gjyqtari kryesor Genc Nuza thotë se loja duhet të vazhdojë, pavarësisht protestave të skuadrës vendase që po kërkojnë penalti.

07′ GOL! Adenis Shala (T’89) përfiton nga një pasim i Ardian Mujës dhe realizon në portën e zbrazët, 0-1.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Arbëria:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Trepça ’89:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Burim Jahmurataj

Stadiumi: “Zahir Pajaziti” – Podujevë

/Gazeta Sheshi/