8 vjet me Raiffeisen Bank, kjo është shuma që përfitoi FFK

240

Pas tetë vitesh sponsorizimi të Superligës, Raiffeisen Bank ka vendosur që të heqë dorë nga niveli elitar i futbollit të Kosovës.

Nga tani e tutje, Superligën do ta sponsorizojë operatori telefonik shtetëror, Vala. Marrëveshja pritet të zyrtarizoht posa kreu i FFK-së, Fdil Vokrri të kthehet nga Brazili. Aty do të behën të ditura edhe të ardhurat nga kjo marrëveshje.

Nga ana tjetër, për tetë vite sa sponsorizoi Superligën, Raiffeisen Bank ndau për FFK-n rreth 600 mijë euro. Mesatarja i bie rreth 75 mijë euro në vit, shkruan Gazeta Sheshi.

Banka e njohur ishte partneri më besnik i FFK-së.