8-të gola në dy ndeshjet e Ligës së Dytë

330

Ka përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 28-të në Ligën e Dytë, shkruan Gazetasheshi.com.

Dramë e vërtetë është zhvilluar ndërmjet Gjakovës dhe Behari, ku u shënua plotë pesë gola, skuadra mysafire ishte ajo që u gëzua në fund duke arritur triumfin me rezultat 2:3.

Fitorja e Beharit nuk ka ndryshuar asgjë në renditje, teksa mbetet në vendin e pestë me 46 pikë. Ndërsa as Gjakova nuk ka livritur nga pozicioni, duke zënë vendin e 9-të me 32 sosh.

Gjakova mbetet në vendin e nëntë me 32 pikë, e në anën tjetër, Behari me këtë fitore ka 46 pikë dhe mbetet në vendin e pestë.

Fitore rëndësishme ka marrë Vëllazëria Zh e cila ka triumfuar në udhëtim, teksa e ka mposhtur Galaksinë me rezultat 1:2.

Me këtë fitore, Vëllazëria është ngritur në vendin e 10-të me 29 pikë, ndërsa Galaksia ka kohë që i ka thënë lamtumirë Ligës së Dytë, pasi zë pozitën e fundit me 11 pikë.

/GazetaSheshi/