6 arsye pse Thierry Henry duhet të jetë trajner i Arsenalit

191

Informacionet për zëvendësimin e Arsene Wenger në stolin e Arsenalit kanë filluar tashmë e një kohë të gjatë. Shumë emra të lakuar deri më tani, kanë qenë kandidatë potencial për të zëvendësuar francezin, mirëpo asnjë ideal sikurse legjenda e klubit Thierry Henry.

Në vazhdim Gazeta Sheshi, përcjell gjashtë arsye pse Henry duhet të zëvendësojë Arsene Wengerin në krye të stolit të gunersave:

1. Njohuria për klubin

LONDON - MAY 07: Thierry Henry of Arsenal celebrates scoring his teams fourth goal by bowing to the North Bank fans during the Barclays Premiership match between Arsenal and Wigan Athletic at Highbury on May 7, 2006 in London, England. The match was the last to be played at Highbury after 93 years, as next season Arsenal will kick off nearby at the new Emirates Stadium. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
Një argument klasik për çdo ish-lojtar i cili dëshiron të marrë postin e klubit të tij të vjetër.

Wenger tashmë ka humbur shumë personalitete sikurse: Patrick Viera, Dennis Bergkamp, Sol Cambell, Ashley Cole, Robert Pires dhe Ray Parlour, duke i lejuar ata të largohen nga Emirates Stadium.

Mirëpo, me emërimin e Henryt në krye të stolit të topçinjëve, imazhi i klubit do të ringritej sërish në piadestalin më të lartë të futbollit anglez.

2. Fitues i lindur

Suksesi si lojtar nuk është një garanci e duhur se do fitojë edhe si trajner, mirëpo mjafton që të ketë ADN-në e fituesit.

Francezi e ka fituar Ligën e Kampionëve, gjë e cila i ka munguar gjithnjë Wengerit. Mjafton vetëm të shikoni sirtaret e Henryt, të mbuluar me tituj:

Monaco
Ligue 1 – 1996/97
Trophee des Champions – 1997

Arsenal
Premier League – 2001/02, 2003/04
FA Cup – 2002, 2003, 2005
Community Shield – 2002, 2004

Barcelona
La Liga – 2008/09, 2009/10
Champions League – 2008/09
Copa del Rey – 2008/09
Uefa Super Cup – 2009
Club World Cup – 2009
Supercopa de Espana – 2009

New York Red Bulls
MLS Supporters’ Shield – 2013
MLS Eastern Conference – 2010, 2013

France
World Cup – 1998
European Championships – 2000
Confederations Cup – 2003

3. Mësuesi i tij është më i miri

3. Ka mesuar nga me i miri
Henry ka kaluar nga një klub tek tjetri, duke fituar tituj në vazhdimësi dhe natyrisht gjatë kësaj periudhe ka mësuar nga shumë trajnerë.

Mirëpo njëri nga ta është më i veçanti. Francezi ka stërvitur nën urdhërat e Pep Guardiolas, trajneri me të cilin ka fituar gjithçka që fitohet në futboll.

Henry gjithashtu ka punuar në urdhërat e Carlo Ancelotti gjatë kohës sa ishte pjesë e Juventusit.

Marrë në përgjithësi Henry duhet ketë mësuar shumë nga dy trajnerët më të mirë në botën e futbollit.

4. Personalitet

4.
Henry është një personalitet i cili ngërthen pas vete rrespekt dhe modesti. Deklaratat e tij sikurse në TV Show, po ashtu edhe në programet televizive që kanë të bëjnë me futbollin, janë shumë të matura dhe asnjëherë thumbuese.

5. Gjithmonë ka një zgjidhje për problemet

5.

Henry e ka sfiduar vetën si analist i futbollit në Sky Sport, derisa shpeshherë ka dhënë zgjidhje për problemet e skuadrës së tij Arsenal.

Wenger ka një pikë shumë të dobët në këtë aspekt, pasi nuk mëson asnjëherë nga gabimet, derisa Henry gjithmonë ka një zgjidhje për problemet.

6. Puna me të rinjtë

<> at London Colney on September 15, 2015 in St Albans, England.

 

Pika e fundit dhe njëherit njëra ndër më pozitivet. Në fakt Henry disa herë ka stërvitur disa herë të rinjtë e Arsenalit dhe ka dhënë një sinjal pozitiv për akademinë e gunners.

Në qoftëse drejtuesit e Arsenalit do kenë parasysh këto gjashtë pika, atëherë sigurisht se Thiery Henry do të jetë zgjedhja e parë për stolin e topçinjëve, në rast se vendosin për largimin e trajnerit francez Arsene Wenger.

Përgatiti: Drilon SYLEJMANI

/Gazeta Sheshi/