17 vjet që nga vrasja e avokatit Bajram Kelmendi

180

Sot bëhen 17 vjet që nga vrasje e avokatit të shquar shqiptar Bajram Kelmendi, si dhe dy bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.

Avokati Kelmendi, së bashku me dy djemtë e tij ishin marrë nga forcat serbe më 24 mars, ditën që NATO-ja kishte nisur bombardimet në Kosovë ndaj caqeve serbe.

Lajmin për vendndodhjen e kufomave të tyre, Nekibe Kelemndi, tashmë e ndjerë, e kishte marrë më 26 mars.

Kufomat ishin gjendur afër një distributori gazi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Kelmendi, si avokat, kishte proceduar një dosje për krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, të cilën do ta dorëzonte në Hagë.

Kelmendi ishte edhe aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut.

Në këtë përvjetor në familjen Kelmendi sot do shkojë për vizitë Kryeministri Isa Mustafa. /KosovaPress/