Shteti çohet peshë për Majlindën, por para dy muajve e injoruan keq (Video)

292

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka vazhduar shkëlqimin e saj në sportin e xhudos, duke fituar një tjetër medalje të artë.

Kampionia aktuale e botës, fitoi të artën në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili u mbajt në Kazan të Rusisë.

Kjo bëri që gjithë figurat publike në Kosovë ta urojnë Majlindën në mënyra të ndryshme për këtë sukses të radhës të xhudistes kosovare.

Në njëfarë mënyre, politikanët tanë ndien krenarë me këtë triumf të Majlindës që madje bëri kundërshtarin e Pavarësisë së Kosovës të nderojë himnin dhe flamurin e shtetit më të ri të Evropës, shkruan Gazeta Express.

Por, nëse rikthehemi dy muaj pas, Majlinda u injorua shumë keq nga figurat publike të Kosovës si dhe Ministria e Kulturës Rinis dhe Sporteve.

Në muajin shkurt, Majlinda edhe pse solli medaljen e artë të ‘Grand Sllem-it’ të Parisit, në aeroportin Adem Jashari nuk doli ta pres askush.

Majlinda e irrituar për këtë, kishte thënë se nuk i intereson aspak kjo punë, vetëm se nuk duhet përdorur emri i saj vetëm për lëvdata, kurse trajneri i saj ironizoi me spektrin institucional të sportit.