Futbollisti shqiptar që u bë mami materniteti, Dema: S’u besojnë syve, më thërrasin doktor

463

Liburn Dema është ndër të paktët meshkuj ose mashkulli i vetëm shqiptar, i cili kryen punën e mamisë në maternitet. Një profesion që kryesisht zgjidhet nga femra, por ka edhe si rasti i Liburnit, i cili e bën me pasion atë.

Për televizionin shqiptar “ABC News”, Liburni ka zbuluar se në të kaluarën ka qenë futbollist, por ka zgjedhur të vazhdojë punën si mami më pas.

“Ka shumë persona që më thërrasin me emrin doktor. Mjekësia është një punë humane, nuk ka rëndësi nëse je mami, apo infermier. Ngacmime ka pasur, por edhe ato i kaloj. Një mashkull ndoshta shprehet më lehtë te një mashkull, sesa te një mami. Vajzave nuk ia shpjegoja dot pozicionin jashtë loje. Unë kam studiuar në universitetin e Prishtinës dhe jam i vetmi mami. Për momentin punoj në sallën e lindjeve dhe aty jam unë. Mjekësia është një punë humane, nuk ka lidhje je mami apo infermier. Ka pasur raste edhe që më kanë ngacmuar, por është profesion”.

IMG_4275

“Jam i martuar, kam një vajzë dhe një djalë. Me vajzën nuk kam pas mundësi se kam qenë pa punë dhe duhet të lindte urgjent pasi gjendja nuk ishte e mirë. Ndërsa me djalin kam qenë te dera pasi nuk mu lejua se isha pjesë e stafit. Vështirësi është kur bebi është i vdekur dhe duhet të kryet lindja. Është shumë e vështirë emocionalisht, pasi nëna duhet ta lind të vdekur ose ka nëna që janë me kancer dhe duhet të heqin mjekrën”, tha Dema.