12 klube kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Superligën Evropiane

265

Ideja e Superligës Evropiane e shtyrë nga gjiganti amerikan JP Morgan në bashkëpunim me DAZN dhe SKY është bërë realitet.

Tani, 12 klube kanë konfirmuar pjesëmarrjen në garën prestigjoze që do të marrë formë nga sezoni i ardshëm.

Klube si AC Milan, Arsenal , Atlético Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.

Investimi fillestar që këto klube do të marrin është rreth gjashtë miliardë euro, apo nga 450 milionë euro secili klub.

Sipas, Fabrizio Romanos, edhe tre klube të tjera pritet të përfshihen në projekt. UEFA ka dënuar dhe ka kërcënuar me sanksione të gjitha klubet që marrin pjesë në këtë garë.

Klube si Real Madrid dhe Arsenal tashmë kanë konfimuar pjesëmarrjen e tyre.

Të njëjtit mendim me UEFA-në dhe FIFA-në janë edhe ligat, Serie A, La Liga, Premierliga.