Ha, “agjëro” dhe jeto me gjatë

3941

A je ti në mesin e atyre që kërkojnë një mënyrë për të jetuar më gjatë, për të qëndruar gjithmonë të rinj dhe për të humbur peshë? A doni një jetë më të mirë por pa pasur nevojë që të bëni ndryshime drastike në stilin e jetesës? Atëherë, konsiderojeni si problem të zgjidhur!

Senzacioni i fundit në botën e shëndetësisë dhe të dietave i mundëson të dyjat dhe është e përshtatshme veqanërisht për ata që nuk janë të gatshëm t’i eliminojnë ëmbëlsirat nga menyja e përditëshme ose për ata që nuk kanë kohë për ushtrime. Ekspertët e quajnë “Dieta 5:2” dhe ka marrë vrull të madh në të gjithë botën.

Shumica e dietave për të humbur peshë kërkojnë që disa lloje dhe përbërës të ushqimit të eliminohen plotësisht në mënyrë që të zvogëlohet marrja e kalorive. Vaji, sheqeri dhe drithëra të ndryshme janë ato që përmbajnë më së shumti kalori, sipas ekspertëve të ndryshëm. Për më tepër, ata madje pretendojnë që këta përbërës kanë efekte negative në metabolizëm dhe që shkaktojnë një ngopje afatshkurtër e cila të detyron të hash gjëra që konsiderohen të “ndaluara”, si çokollatat e ëmbëlsirat e ndryshme.

Mirëpo, njëkohësisht, vaji, sheqeri dhe drithërat janë përbërës kyç në shumicën e gjellërave dhe janë përbërës për të cilët ne të gjithë kemi nevojë. Trupi i njeriut nuk funksionon si duhet pa karbohidrate dhe lipide të cilat ne kryesisht i marrim nga pikërishtë këta përbërës. Natyrisht që duhet të konsumohen në një sasi të moderuar dhe duhet të kombinohen me perime ashtu si dhe mishra të ndryshëm. Është gjithashtu e nevojshme që marrja e lëndeve ushqyese që u përmendën të merret edhe në forma tjera pos vajit, sheqerit dhe drithërave, në mënyrë që ushqimi mos të bëhet i njëanshëm. Edhe pse këta përbërës mbase nuk janë të preferuar nëse synoni të humbni peshë, ata nuk duhet të eliminohen në asnjë mënyrë.

 

Dieta 5:2 e bën të mundur marrjen e të gjitha lëndëve ushqyese dhe njëkohësisht t’i shijoni të gjitha gjellërat dhe ëmbëlsirat e preferuara. Mos u brengos per kalori! Të paktën në 5 nga 7 ditët e javës!

Dieta 5:2 është një lloj i “agjërimit” periodik dhe funksion në atë menyrë që në 2 ditë të javës hani shumë pak ose nëse e përballoni, agjeroni. Ditët e tjera hani normalisht- cfarë të doni, kur të doni! Kjo menyrë, efektivizon shkrirjen e yndyrës së trupit pa rrezikuar kequshqim dhe shkatërrim të muskujve.

Marrë parasysh nevojat dhe situatat e ndryshme të njërezeve është shumë e kuptueshme që jo të gjithe e përballojnë të rrinë pa ushqim një ditë të plote. Prandaj, dieta lejon që të hani por me disa kufizime- vetëm gjatë këtyre 2 ditëve. Se cilat janë këto ditë, ju vendosni vet! Rregulli i vetëm është që nuk duhen të jenë dy ditë rresht. Për shkak të mungesës se energjisë trupi shpejtë reagon dhe metabolizmi zvogëlohet automatikisht në menyrë që mos të humbitet akoma më shumë energji. Është pra shumë e rëndësishme që proceset natyrore të funksionimit të trupit të ndikohen sa më pak.

Për gra është e rekomanduar që gjatë këtyre 2 ditëve të hajnë rreth 500 kalori, përderisa për meshkuj rreth 600 kalori në ditë. Vaktet mund të ndahen si pas dëshirës gjatë ditës, varësisht nevojës dhe situatës. Për shembull, disa preferojnë të kenë dy vakte pak me të mëdhaja, ndërsa tjerët preferojnë të hajnë me shpesh por me pak. Vendos vet!

Nëse qëllimi kryesor është të humbni peshë, atëherë sigurisht që do t’ja dilni mbanë nëse i përmbaheni këtyre kufizimeve. Vetëm mos harroni të hani si zakonisht gjatë 5 ditëve të tjera- as më shumë, as më pak!

 

Dieta mundëson jo vetëm peshëhumbje. Studime të ndryshme tregojnë që ata të cilët hanë sipas dietës 5:2, gjithashtu kanë tendencë të jenë më pak të rrezikuar të sërmuren nga kanceri, demenca të tilla si Alzheimer dhe shumë sëmundje të tjera që prekin aftesitë intelektuale dhe sociale që ndikojnë funksionimin e përditshëm. Arsyeja pse rreziku për sëmundje të tilla zvogëlohet është për shkak se dieta bën që nivelet e IGF1 në trup të zvogëlohen jashtëzakonisht. IGF1 është një hormon i ngjashëm me insulinën dhe luan një rol të rëndësishëm në, për shembull, rastet e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe demencës.

Tingëllon si një “dietë” e përsosur, a jo? Epo, ja që edhe kjo dietë i ka të metat e saj. Dietistë dhe ekspertë shëndetësorë konfirmojnë që dieta 5:2 me të vërtetë është shumë e thjeshtë, ka benefite të mëdha dhe është e lehtë t’i përmbahesh. Mirëpo, ekspertët gjithëashtu mendojnë që është e pamundur t’i përmbahesh dietës në një afat me të gjatë kohor dhe për ketë arsyje, ata e cilësojnë edhe këtë dietë vetem si “një ndër të tjera”. Gjithsesi, ata mendojnë që mënyra më mirë për t’u ballafaquar me probleme të peshës dhe sëmundjeve të tjera është me ndihmë të personave adekuatë, pra mjekëve.

Megjithë popullaritetin e kësaj metode, është e nevojshme të theksohet fakti që nëse vendosni ta aplikoni, kjo dietë nuk është e shëndetshme për të gjithë. Nëse keni indeksi juaj i masës trupore (Body Mass Index – BMI) është nën nivelin normal, nëse vuani nga diabeti, nëse jeni shtatëzenë ose nëse praktikoni ndonjë sport, atëherë as mos e mendoni t’i nënshtroheni, jo vetëm dietës 5:2, por asnjë diete tjetër. Posaçërisht, është e papërshtatshme për fëmijë!!!

 

 

Body Mass Index, ose BMI, është një mënyrë që ju ndihmon që përafërsisht, të përcaktoni sasinë e yndyrës trupore bazuar në gjatësinë dhe peshën tuaj. Nëse vlera juaj është nën 18.5, ju jeni në nënpeshë. Nëse vlerat tregojnë 8.5 – 24.9, atëherë konsideroheni të keni një peshë normale. Mbi 25 e tutje, i takoni kategorisë mbipeshë. 

Nëse doni të kontrolloni se cilës kategori i takoni mund ta llogaritni edhe vetë! Thjeshtë matni gjatësinë dhe peshën. Shumëzojeni peshën me 703. Shumëzojeni gjatësinë me vetveten (p.sh 1.75 x 1.75) dhe perfundimisht, pjestojeni vlerën e parë me të dytën!