11 yjet që kanë mbetur pa skuadër, aty edhe një shqiptar

277
Më 31 gusht morën fund spekulimet në tregun e transferimeve të futbollistëve.

Më këtë datë, u mbyll edhe zyrtarisht afati kalimtar i transferimeve.

Por, nëse ka ndonjë skuadër që ende nuk është kompletuar, në treg ka shumë futbollistë të mirë që kanë mbetur pa skuadra, dhe që mund të angazhohen edhe pas mbylljes së afatit.

DailyMail ka bërë një formacion me 11 lojtarët e lirë, e në mesin e tyre është edhe Lorik Cana.

Ish mbrojtësi i Interit, Dauglas Maicon, dhe Emmanuel Adebayor, po ashtu janë pa skuadra.

Formacioni me lojtarët pa skuadra sipas DailyMail:

Vladimir Gabulov, Maicon, Martin Caceres, LORIK CANA, Jose Enrique, Mathieu Flamini, Mohamed Sissoko, Charles N’Zogbia, Diego Poyet, Jonas Gutierrez dhe Emmanuel Adebayor.