11-shet startuese, Prishtina vs. Llapi

565
????????????????????????????????????

Prishtina dhe Llapi do të luajnë një ndeshje miqësore para ndeshjeve në garat evropiane, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja e cila do të zhvillohet në Gjakovë nga ora 17:30, do të ballafaqohen fituesi i Superligës dhe ai i Kupës së Kosovës.

Të dy trajnerët si Zekrija Ramadani ashtu edhe Tahir Batatina, do t’i testojnë skuadrat e tyre para garave evropiane. Ku tash të dy skuadrat kanë publikuar edhe formacionet e tyre zyrtare për këtë ndeshje.

Formacioni startues i Prishtinës: Nika; Bardhoku, Dellova, Muça, Dushi, Boshnjaku, Hoti, Shabani, Prapashtica, Tolaj, Shillova.

Formacioni startues i Llapit: Ajeti; Peposhi, Prençi, Idrizi, Emini, Shabani, Ramadani, Hoti, Sadriu, Selmani, Firmino

Prishtina me 22 qershor do të luaj në Elbasan, ndeshjen e parë parakualfikuese të Ligës së Kampionëve me Folgoren, skuadër kjo e Ishujve Faroe. Ndërsa, Llapi me 15-të qershor e mëson kundërshtarin e raundit të parë të kualifikimeve për UEFA Conference League.

/Gazeta Sheshi/