100 milion euro për Griezmannin

171
Atletico e Madridit ka nisur negociatat me sulmuesin Antoine Griezmann, për rinovimin e kontratës dhe rritjen e klauzolës për prishjen e marrëveshjes, në vlerën e 100 milionë eurove.

Antoine Griezmann ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2020 dhe klauzola aktuale është në vlerën e 80 milionë eurove. Por, drejtuesit e Atleticos duan ta blindojnë francezin.

Ky i fundit ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha si Chelsea, Manchester United dhe Real Madrid. Nëse dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e lojtarit, këto skuadra tashmë duhet të paguajnë më tepër.

Duke folur për radion spanjolle, “Cadena Ser” rreth rinovimit dhe rritjes së klauzolës për prishjen e kontratës, 100 milion euro, Griezmann konfirmoi negociatat me klubin e Atleticos.

“Jemi në bisedime”, tha Griezmann. Sipas sulmuesit francez, bisedimet po ecin mjaft mirë, duke lënë të kuptohet se akordi i ri është fare pranë.