10 të vdekur nga një sulm vetëvrasës, ISIS përgjegjës

111
I ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) ka vrarë gjeneralin e ushtrisë irakiane dhe nëntë ushtarë të tjerë gjatë një sulmi vetëvrasës në Irakun perëndimor.

Katër militantë të veshur në uniformat e ushtrisë e kanë shpërthyer vetën pasi arritën që të hynin në bazën afër Haditha të hënën mbrëma, shkruan BBC, raporton lajmi.net.

Po ashtu edhe tetë ushtarë të tjerë mbetën të plagosur gjatë sulmit, që erdhi pas një sërë sulmesh vetëvrasëse të kryera nga ISIS.  /Lajmi.net/