10 sportistët më bamirës, dëshpëron Messi

389

Cristiano Ronaldo është një kampion i vërtetë jo vetëm brenda fushës, por edhe jashtë saj, ai është zgjedhur sportisti më bamirës në botë.

Sipas revistës amerikane Athletes Gone Good, e cila ka bërë një renditje të sportistëve që bëjnë bamirësi nëpërmjet donacioneve në vlerë monetare, në krye të kësaj listë qëndron pikërisht sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo.

Portugezi i erdhi në ndihmë një fëmije 10 vjeçar, i cili kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në tru, ku operacioni kushtonte 83 mijë dollarë si dhe çdo shpenzim tjetër u mbulua nga 31 vjeçari. Gjithashtu sulmuesi ka dhuruar 165 mijë dollarë për ngritjen e një fondacioni me qendër në Portugali, për luftën kundër kancerit.

Në bazë të kësaj liste, në vendin e pestë renditet sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ndërsa 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Leo Messi mungon në 10-shen e sportistëve që dhurojnë më shumë bamirësi.

Lista e sportistëve më bamirës:

1.Cristiano Ronaldo

2.John Cena

3.Serena Williams

4.Yuna Kim

5.Neymar Jr.

6.Lebron James

7.Heather O’Reilly

8.Maria Sharapova

9.Mo’ne Davis

10.Richard Sherman