10 lojtarët e "çmendur", në mesin e tyre edhe një shqiptar (FOTO LAJM)

197

Një specialist i ESPN ka përpiluar një listë me 10 lojtarët “e fortë” që qarkullojnë aktualisht në futbollin botëror dhe në këtë listë, ka përfshirë edhe kapitenin e përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana.

Të cilësuar si futbollistë që bëjnë gjithçka për të siguruar fitoren për ekipin e tyre, këta futbollistë vlerësohen si mëse të domosdoshëm për skuadrat që synojë të fitojnë diçka.

10. Giorgio Chiellini

Mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë duket si një lojtar i cili mund të bindë sulmuesin kundërshtar të qëndrojë larg portës thjesht me vështrim kërcënues, duke i dhënë ndjesinë e një dëmtimi të mundshëm fizik nëse afrohet.
9. Grzegorz Krychowiak

Zakonisht është një shenjë e mirë kur një trajner merr një lojtar me vete në klubin e tij të ri dhe ashtu bëri edhe Unai Emery me Krychowiak, të cilin e mori nga Sevilla te PSG. Arsyeja është se mesfushori di të bëjë ndërhyrje të ashpra.
8. Bruno Alves

Për ta përshkruar më mirë Bruno Alves mjafton miqësorja para Euro 2016 mes Portugalisë dhe Anglisë. Në një ndeshje pa kurrfarë rëndësie, ai vendosi që mënyra më e mirë për të fituar një duel në ajër ndaj Herry Kane, ishte jo të gjuante topin me kokë, por me këmbë. Dhe nuk përdori këmbën për të gjetur topin, por kokën e Kane. “Ishte një gjest i pakontrolluar. Nuk desha të bëja faull, thjesht përkushtohem shumë”, ishin fjalët e tij pas ndeshjes.7. De Jong

Ndoshta mund të cilësohet fatkeqësi që De Jong do të kujtohet si njeriu që vendosi takat e tij në gjoksin e Xabi Alonsos gjatë finales së Botërorit 2010, apo që theu këmbën e Ben Arfa me një ndërhyrje të rreptë pak muaj më vonë në të njëjtin vit.6. Diego Godin

Nuk ekziston asnjë mbrojtës që luan aktualisht i cili përkufizon më mirë shprehjen “askush nuk e kalon”
5. Pepe

Portugezi cilësohet si një njeri shumë i këndshëm jashtë fushe, në intervista është shumë miqësor dhe askush nuk mund të thotë një gjë të keqe për të kur gjendet larg botës së futbollit4. Scott Brown

Brown mund të mos jetë futbollisti më i mirë në botë, por ai është një nga më të ashprit. Ndërhyrjet e lojtarit të Celticut e tregojnë më së miri një gjë të tillë3. Lorik Cana

Gjatë Euro 2016, Canës iu deshën vetëm 37 minuta në ndeshjen e parë të Shqipërisë për të marrë një karton të kuq dhe surpriza e vetme ishte se ndëshkimi ishte për diçka të dhunshme, por për prekje të topit me dorë. “Nëse topi është mes dy lojtarëve dhe unë mendoj se mund ta fitoj, unë do të përpiqem në çdo mënyrë”, tha ai kur ishte pjesë e Sunderland.

“Ndërhyrje me dy këmbë? Nuk mendoj se kam bërë ndonjëherë të tilla, por ndonjëherë t’i shtrihesh për të arritur topin me një këmbë dhe këmba tjetër shkëputet nga toka”. Kjo fjali e fundit duket si një kërcënim për çdo mesfushor tjetër në botë. Është e barasvlershme me një personazh negativ të një filmi i cili i sillet rrotull makinës së dikujt duke thënë “makinë shumë, shumë e bukur kjo këtu… sa keq do të ishte sikur t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe…”
2. Leonardo Bonucci

Në vitin 2012, mbrojtësi i Juventusit ishte në një dyqan të Ferrarit pasi dëshironte të blinte një makinë të re, kur dy njerëz erdhën me motor, i drejtuan një pistoletë dhe i kërkuan që t’u jepte orën që kishte në dorë. Në vend që ai t’ua dorëzonte, rruga që do të zgjidhnin të ndiqnin pjesa më e madhe e njerëzve, Bonucci zgjodhi të godiste me grusht personin e armatosur duke e hedhur në tokë, ndërsa më pas filloi ta ndiqte vrap atë që po mundohej të largohej. “Çfarë po bën? A je i çmendur? Do të të qëlloj”, thuhet se ishin fjalët e grabitësit që largohej me vrap i tmerruar, ndërsa ndiqej nga futbollisti.
1. Gary Medel

Edhe nëse nuk njeh reputacionin e Gary Medel, mjafton të shohësh se është i formuar si një bulldog për të mos e shqetësuar. Më shumë një grup muskujsh se një njeri, të ndërhysh ndaj tij duhet të jetë si të përplasesh me një mur.