10 futbollistët me pagat më të larta

192

Transferimi i Paul Pogbas në Manchseter United, e ka bërë francezin njërin prej futbollistëve më të paguar në botë.

Përkundër shumës rekorde prej 110 milionë eurove për të cilën u transferua nga Juventusi në Manchester United, Pogba ende nuk është futbollisti më i paguar në botë, pasi që këtë listë e kryeson Cristiano Ronaldo.

Në listën e dhjetë futbollistëve më të paguar të botës, janë edhe Graziano Pelle dhe Hulk të cilët pas transferimit në Kinë, marrin rroga prej 16 përkatësisht 20 milionë eurove në vit.

Kjo është lista me dhjetë futbollistët me pagat më të larta në botë:

1. Cristiano Ronaldo – 21 milionë €

2. Lionel Messi  – 20 milionë €

3. Hulk – 20 milionë €

4. Neymar – 19 milionë €

5. Zlatan Ibrahimoviq – 16 milionë €

6. Graziano Pelle – 16 milionë €

7. Thomas Muller – 13.5 milionë €

8. Paul Pogba – 13 milionë €

9. Ezequiel Lavezzi – 13 milionë €

10. Jackson Martinez – 12.5 milionë €