10 fakte argëtuese për Klopp

240

Jurgen Klopp e ka quajtur veten “Normal One”, por është e qartë për të gjithë se ai nuk është aspak një trajner ‘normal’.

1. Gjatë kohës së tij në drejtim të Dortmund, Klopp shpesh është kthyer në këmbë në shtëpi pas ndeshjeve. Ai ka shpjeguar se e bënte këtë për të reflektuar mbi paraqitjen e skuadrës.

2. Në fëmijëri ka qenë tifoz i Stuttgart dhe lojtari i tij i preferuar ka qenë 2 herë fituesi i Kupës së Botës Karlheinz Forster.

3. Nëse jeni një ndjekës i serialit “BoJack Horseman”, që transmetohet në Netflix, mund të keni vënë re se Klopp ka bërë një paraqitje të shkurtër në sezonin e tij si një iguanë kalimtare.

4. Norbert është emri i tij i dytë.

5. Wayne Rooney & Klopp kanë diçka të përbashkët: të dy kanë bërë transplant flokësh. Kur është pyetur në lidhje me këtë Klopp ka thënë thjesht “po, është e vërtetë. Kam bërë një transplant flokësh. Mendoj se rezultati është shumë i mirë, ju si thoni?”.

6. Gjatë përgatitjeve për ndeshjen e Champions League kundër Arsenal, Klopp ka refuzuar të stërvitet në “Emirates” dhe ka shkuar me skuadrën në parkun e Londrës, “Regent’s Park”.

7. Gjermani ka një diplomë në Shkenca Sportive nga Universiteti Gëte. Pjesa interesante është se teza e tij e diplomës ka qenë mbi garat e ecjes sportive dhe jo mbi futbollin.

8. Klop është një i krishterë i devotshëm.

9. Kur ka qenë futbollist ai ka pësuar një tërheqje muskulore gjatë festimeve pas një goli të shënuar.

10. Popullariteti i tij në Gjermani është aq ai i madh sa ai u bë ambasador për kompaninë e makinave Opel. Shitjet e modelit Insignia janë rritur me 35% në 2014-ën.