Manchester City një hap para çerekfinales

210

Dinamo Kiev nuk ka mundur t’i rezistojë skuadrës angleze, Manchester City, që merr me vete rezultatin nga Kieva (1-3), duke hedhur kështu hapin e parë drejt çerekfinales.

Katalizatorë të këtij suksesi të “qytetarëve” ishin Aguero, Silva dhe Yaya Toure, që realizuan për tre golat e miqve, derisa shpresa e përkohshme e miqve ishte goli i realizuar nga Buyalskiu.

Në këtë mënyrë citizens ndërpresin serinë fantastike të ukrainasve prej 9 ndeshjve pa humbje në kompeticionet e UEFA-s, dhe me qetësinë më të madhe e pret pas dy jave në Etihad Stadium.