​Lirohet për qarkullim njëra korsi e rrugës Prishtinë-Hani i Elezit

207

Ministria e Infrastrukturës njofton se është liruar për qarkullim njëra korsi e rrugës Prishtinë-Hani i Elezit.

Më herët kjo rrugë ishte mbyllur si pasojë e e rrëshqitjes së gurëve ishte mbyllur për qarkullim.

“Mirëpo, tani, me përkujdesje të kompanisë së mirëmbajtjes, që i ka vendosur shenjat e sinjalizimit dhe ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja, është liruar për qarkullim njëra korsi e kësaj rruge”, thuhet në njoftim të Ministrisë.