​Krasniqi: Suksesi i Nora Gjakovës tregues që edhe në Tokio shkon për medalje të reja

136

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi e ka uruar xhudisten Nora Gjakova e cila sot u stolis me medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Budapest ë Hungarisë.

A ka thënë se flamuri i Republikës së Kosovës po vazhdon të lartësohet nga sportistët tanë.

“Sportistët tanë vazhdojnë ta lartësojnë flamurin e Kosovës në ngjarjet më të mëdha sportive. E tillë ishte sot xhudistja Nora Gjakova e cila fitoi medaljen e parë të saj nga Kampionati Botëror. E bronzta e Norës, por me shije të medaljes së artë, dëshmoi potencialin e madh që ka krijuar ndër vite sporti i xhudos me mjeshtrin ndërkombëtar, Driton Kuka.”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”

Ai më tutje e ka uruar Nora Gjakovën për suksesin e madh të arritur në Budapest duke thënë se ky është një tregues se ajo do të udhëtojë edhe në Lojërat Olimpike Tokio 2020 për medalje të reja.

“Përgëzime Norës dhe gjithë komunitetit të xhudos për këtë sukses, dhe shumë fat e suksese në rrugën drejt ngjitjes në podiumin e Lojërave Olimpike Tokio 2020. Medalja e sotme është treguesi më i mirë se Ekipi Olimpik i Kosovës udhëton drejt Tokio për medalje të reja Olimpike.”, ka thënë në fund kryetari i KOK-ut