Zyrtarizohet një miqësore për Kombëtaren

191

Shqipëria do të luajë më 31 gusht një përballje miqësore me Marokun në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Maqedoninë që luhet më 5 shtator në stadiumin “Loro Boriç” për llogari të kualifikueseve të Botërorit “Rusi 2018”.

Tashmë pritet të përcaktohet axhenda e plotë: stadiumi dhe orari.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Marokene e Futbollit me anë të uebsajtit të saj zyrtar.