Zyrtarët e Federatës së Gjimnastikës presin gjimnasten e re Elda Maliqi që po mahnitë Norvegjinë

Ard Kryeziu nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës dhe Malazog Hoxha nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjilanit priten në takim gjimnasten e re Elda Maliqi që po mahnitë Norvegjinë me talentin e saj në gjimnastikën ritmike, shkruan Gazetasheshi.com.

Maliqi që në të ardhmen e afërt planifikon të vij në Kosovë dhe të jep instruksione për gjimnastet e reja në lidhje me gjimnastikën ritmike falenderoi Kryeziun dhe Hoxhën për mikëpritje, teksa u zotua se do të përkushtohet edhe më shumë për të afirmuar këtë sport edhe në Kosovë.

Ndërkohë Kryeziu nga Federata e Gjimnastikë së Kosovës e ftoi Maliqin për të vizituar klubet e gjimnastikës dhe për ti njoftuar gjimnastet e reja me sportin e gjimnastikës ritmike, pasi që në Kosovë nuk është shumë i zhvilluar.

Në anën tjetër Hoxha ofroi mbështetjen institucionale për Maliqin dhe klubet e gjimnastikës në Komunën e Gjilanit duke premtuar se do të angazhohen edhe më shumë për të ti dhënë jehonë më të madhe këtij sporti që dita e ditës po popullarizohet.

/Gazeta Sheshi/