Zyrtare: Drita zyrtarizon trajnerin dhe katër përforcime

Skuadra e hendbollit Drita ka zyrtarizuar trajnerin e ri për sezonin e rradhës si dhe katër hendbollistë të rinj. Erhan Shahini është rikthyer sërish në klubin bardh e kaltër, mirëpo tani në rolin e shefit të shtabit teknik, transmeton Gazeta Sheshi.

Shahini së fundmni ishte trajner i skuadrës së hendbollit “Zhegra”, rival lokal i skuadrës së Dritës.

Ndërkohë, bardh e kaltërit kanë zyrtarizuar edhe hendbollistët: Gëzim Misini, Dukagjin Azizi, Melos Shahini dhe Arbnor Nezirin, të cilët edhe në të kaluarën ishin pjesë e skuadrës së Dritës.

Skuadra gjilanase është duke punuar vazhdimisht që të krijoj një skuadër cilësore me hendbollistë cilësor, në mënyrë që të jetë një skuadër stabile dhe e fortë në elitën e futbollit kosovar.

/Gazeta Sheshi/