Zyrtare: Zvicra zgjedh lojtarin e vitit, shqiptarët i lë "out" (Foto)

255

Asociacioni i Futbollit të Zvicrës sonte në ceremoninë e çmimeve ka zgjedhur edhe lojtarin e vitit.

Në tre kandidatët ku dy ishin shqiptarë, Valon Behrami, Granit Xhaka e Yann Sommer, Zvicra e ka emëruar si lojtarin e vitit portierin e Monchengladbachut, Yann Sommer.

Pra, kur shumica kanë menduar se një prej yjeve shqiptarë mund të zgjedhet si lojtarë i vitit në Zvicër, kështu nuk ka menduar Asociacioni i Futbollit të Zvicrës dhe votuesit.

Sommer ishte një prej kryesorëve të cilët dhanë shumë në Kampionatin Evropian në Francë, ku e kujtojmë atë pritje të Shkëlzen Gashit në minutat e fundit.

Vlen të thuhet se edhe shqiptari tjetër, Shani Tarashaj ishte i nominuar për çmimin e lojtarit të ri më të mirë, megjithatë ai triumf i shkoi Nico Elvedit.