Zyrtare: Yll Hoxha me klub të ri

380

Tashmë është zyrtare. Yll Hoxha është bërë me klub të ri. Mesfushori i majtë ka arritur marrëveshje me drejtuesit e skuadrës së Vllaznisë nga Shkodra, shkruan Gazeta Sheshi.

Madje, futbollisti tashmë i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe i njëjëti është mirëpritur në kampin shkodran.

Lojtar prishtinas që së fundmi luajti te Flamurtari i Vlorës, konsiderohet si përforcim i madh i Vllaznisë së trajnerit Armando Cungu, të cilët dikur ishin pjesë e Kukësit dhe njihen mjaft mirë.