Zyrtare: Wofsburg transferon sulmuesin e Realit

216

Wofsburg ka siguruar shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, Borja Mayoral.

Borja Mayoral ka konfirmuar se ai do të bashkohet me Wolfsburgit për një hua gjatë sezonit të ri nga Real Madrid.

“Wolfsburg janë një emër i madh në futbollin gjerman dhe në Bundesligë”, deklaroi Mayoral për faqen zyrtare të Realit, transmeton Telegrafi.

“Jam shumë i lumtur dhe i ngazëllyer për kapitullin e ri, i cili na pret”.

“Unë jam duke shkuar për të fituar përvojë dhe të kem paraqitje të mira, si dhe të mund të kthehem këtu”, përfundoi sulmuesi i ri spanjoll.