ZYRTARE: Vushtrria transferon mbrojtësin e Trepçës ’89 (FOTO)

Vushtrria ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Ilir Izmaku në orët e fundit të afatit kalimtar të verës, raporton Gazetasheshi.com.

Mbrojtësi vushtrrias është rikthyer në vendlindje te ish-skuadra e tij Vushtrria, ndërkohë që pritet të jetë një ardhje shumë e rëndësishme për ish-kampionët e vendit drejt misionit “Superliga”.

“Qendërmbrojtësi nga Vushtrria, ish pjesë e Trepçës 89 , nënshkruan kontratë një-vjeçare me klubin tonë. Ne i dëshirojmë suksese në paraqitjet me fanellën e klubit të qytetit me të vetmin qëllim drejt Superligës”, ka shkruar faqja zyrtare  e Vushtrrisë

Fotografia e FC Vushtrria #faqjazyrtare/Gazeta Sheshi/